Art&Argëtim

“Ashtu siç premtova, unë po kthehem"/ Adriana Matoshi fiton për herë të tretë betejën me tumorin

Matoshi uron që kjo të jetë sfida e saj e fundit me tumorin, ndërsa falenderon zotin, mjekët, miqtë, dhe ndjekësit.

16 Mars 2024, 12:22 Nga S.B
“Ashtu siç premtova, unë po kthehem"/ Adriana Matoshi
Adriana Matoshi

KOSOVË- Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi ka postuar në rrjetin social Facebook në lidhje me zhvillimet e fundit të saj shëndetësore. Mësohet se Adriana ka kaluar me sukses operacionin e tumorit, ku ky i fundit i ishte rikthyer për herë të tretë.

Ajo njofton se ndihet më mirë, dhe se urimet dhe fjalët e mira e kanë ndihmuar të rikuperohet. Matoshi uron që kjo të jetë sfida e saj e fundit me tumorin, ndërsa falenderon zotin, mjekët, miqtë, dhe ndjekësit.

“Ashtu qysh premtova, unë po kthehna. Shihemi së shpejti...” përmbyll deputetja postimin.

adriana matoshi adriana matoshi mposht tumorin

Sondazh

Poll