Art&Argëtim

FOTOT/ Në "folenë luksoze të dashurisë" së Taylor Swift dhe Travis Kelce

Rezidenca me temë gjeorgjiane e cila dikur i përkiste producentit legjendar të filmit Samuel Goldwyn, përmban gjithashtu një bibliotekë, kinema dhe jo më pak se tre dhoma ndenjeje, në rreth dy hektarë tokë.

16 Mars 2024, 09:15 Nga S.B
FOTOT/ Në "folenë luksoze të dashurisë" së
Taylor dhe Travis

SHBA- Çifti më i përfolur i momentit Taylor Swift dhe Travis Kelce më në fund po kalojnë kohë së bashku, pas një vorbulle disa mujore me udhëtime dhe takime ndërkombëtare në distanca të gjata. Superylli i popit dhe kampioni i ‘Super Bowl’ po banojnë në rezidencën e Swift në Beverly Hills tani që Taylor është në një pauzë dy-mujore përpara se turneu i saj ‘Eras’ të shkojë në Evropë.

Imazhet mahnitëse të marra nga DailyMail.com zbulojnë se si prona luksoze është streha e përsosur për çiftin. Kelce, 34 vjeç, u zbulua se po qëndronte në shtëpinë e të dashurës së tij pasi u pa teksa udhëtonte për në vilë disa herë këtë javë, pas paraqitjes së çiftit në festën e mrekullueshme të Oscars të dielën e kaluar.

FOTOT/ Në "folenë luksoze të dashurisë" së
shëpia e Taylor Swift

Sipas informacioneve shtëpia ka shtatë dhoma gjumi, dhjetë tualete, një pishinë, fushë tenisi private dhe 1020 metra katrorë. Rezidenca me temë gjeorgjiane e cila dikur i përkiste producentit legjendar të filmit Samuel Goldwyn, përmban gjithashtu një bibliotekë, kinema dhe jo më pak se tre dhoma ndenjeje, në rreth dy hektarë tokë.

Swift e bleu shtëpinë në vitin 2015 për 25 milionë dollarë dhe që atëherë i është dhënë statusi historic, me çmimin që vlerësohet të rritet në 31.6 milionë dollarë. Së bashku me rezidencën e saj në Beverly Hills, Taylor gjithashtu banon në NYC ndërsa Kelce ka një shtëpi në Kansas City, Misuri.

Shfletoni galerinë më poshtë për më shumë fotografi.

taylor swift travis kelce beverly hills

Sondazh

Poll