Art&Argëtim

Sydney Sweeney mbulohet e tëra me diamante, shifra e bizhuterive dhe fustanit tepër befasuese

Aktorja e "Euphoria", shkëlqeu me një fustan të hollë sateni dhe mjaft bizhuteri diamanti rreth saj.

16 Mars 2024, 11:00 Nga S.B
Sydney Sweeney mbulohet e tëra me diamante, shifra e bizhuterive dhe
Julia Roberts dhe Sydney Sweeney

SHBA- Aktorja Sydney Sweeney nderoi filmin e saj të preferuar rom-com, "My Best Friend's Wedding", në GLAAD Media Awards 2024 në Los Angeles, e veshur me një fustan të personalizuar ‘Miu Miu’. Mesa duket fustani ishte frymëzuar nga ai i aktores Julia Roberts në filmin e vitit 1997.

Aktorja e "Euphoria", shkëlqeu me një fustan të hollë sateni dhe mjaft bizhuteri diamanti rreth saj. Krijimi i personalizuar i Sweeney-t ishte në ngjyrë blu të zbehtë me rripa të mbuluar me gurë diamant që i vareshin nga supet.

Sydney Sweeney mbulohet e tëra me diamante, shifra e bizhuterive dhe
Sydney Sweeney

Ylli i "White Lotus" ishte pajisur me bizhuteri prej afro 75,000 dollarësh nga ‘Brilliant Earth’, duke përfshirë një palë vathë diamanti prej 45,000 dollarë dhe një gjerdan diamanti natyral në qafë prej 14,000 dollarë. Ajo shtoi pesë unaza diamanti me vlerë (1,190 dollarë), unazë baguette Lina (4,590 dollarë), unazë Prism (3,690 dollarë) dhe një unazë Logan Hollowell prej 995 dollarësh.

Sweeney zbuloi se "My Best Friend's Wedding" ishte filmi i saj i preferuar në një intervistë për Deadline të Dhjetorit 2023 gjatë premierës së filmit të saj "Anyone But You" dhe fansat nxituan të vënë në dukje ngjashmëritë e veshjes me filmin e saj të preferuar.

sydney sweeney diamante julia roberts

Sondazh

Poll