Aktualitet

Kokainë në makinë e i dehur në timon, arrestohet 24-vjeçari nga Lushnja, pse u pikas nga Policia

17 Nëntor 2019, 08:56 Nga DOSJA
Kokainë në makinë e i dehur në timon, arrestohet

LUSHNJE– Një 24-vjeçar është arrestuar pasi ka drejtuar makinën pa lejen e drejtimit ndërsa gjatë kontrollit në mjet i është gjetur kokainë.

I riu me iniciale V.D., po drejtonte automjetin tip “Toyota” brenda të cilit i ishin gjetur 2 doza kokainë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Drejton automjetin i pa pajisur me leje drejtimi, si edhe gjatë kontrollit i gjendet lëndë narkotike Kokainë, arrestohet në flagrancë nga policia rrugore.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

•V.D., 24 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar automjetin tip “Toyota” i pa pajisur me leje drejtimi, si dhe gjatë kontrollit në mjet i janë gjetur 2 doza me lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet i riu ne lushnje lushnje arrestohet i riu ne lushnje lushnje

Sondazh

Poll