Sport

Me lot në sy, Odise Roshi nuk e beson barazimin: Më vjen keq! Fitorja duhet të ishte patjetër

14 Nëntor 2019, 21:54 Nga DOSJA
Me lot në sy, Odise Roshi nuk e beson barazimin: Më vjen keq! Fitorja

TIRANË– Mesfushori shqiptar i Kombëtares, Odise Roshi ka dhënë një intervistë për RTSH Sport pas ndeshjes me Andorrën.

Me lot në sy Roshi u shpreh se ishte tejet i zhgënjyer për rezultatin e marrë në ndeshjen e sotme, pavarësisht kundërshtarit modest. 

“Jo se kishim mendjen në ndeshjen me Francën, se e dimë kundër kujt luajtëm. Fitorja duhet të ishte me patjetër. Më vjen shumë keq, se besoja që do fitonim. Po janë gjëra që ndodhin. E pranojmë që nuk bëmë një ndeshje të mirë,”-tha Roshi. 

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit barazoi ndeshjen kundër Andorrës me rezultatin 2-2 duke zhgënjyer me rezultatin. Golat për tanët i shënoi Bekim Balaj dhe Rey Manaj, me asiste të Odise Roshit. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport euro 2020 ndeshja shqipëri- andorrë odise roshi euro 2020 ndeshja shqipëri- andorrë odise roshi

Sondazh

Poll