Politike

Video/ “Jepni jetën”, Rama zbret në stadiumin e ri para ndeshjes me Francën, batuta me futbollistët: Kap ndonjë gjë…

16 Nëntor 2019, 19:31 Nga DOSJA
Video/ “Jepni jetën”, Rama zbret në stadiumin e ri para

TIRANË– Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte pasditen e sotme në stadiumin e ri ‘Air Albania” një ditë para përballjes së ekipit kombëtar me Francën. I shoqëruar nga Presidenti i FSHF-së Armando Duka dhe nga trajneri Edy Reja, Rama takoi futbollistët e kombëtares.

Kjo vizitë u shoqërua me batuta mes kryeministrit dhe futbollistëve, të cilët u shprehën se stadium është si jashtë shtetit. Ishte Elseid Hysaj ai që u shpreh se Rama ka marrë pak nga Juventusi për idenë e stadiumit, e ndërsa kryeministri ia ktheu se ky është më i bukur.

Ky është më i bukur se stadiumi i Juventusit,”- tha ai.

Ndër të tjera, Rama u shpreh se futbollistët nesër duhet të japin jetën dhe shirtin në stadium dhe se duhet ta mundin Francën.

E teksa Balaj i tha se nesër do të fluturonin, kryeministri ia ktheu: Ty për të fluturuar të kemi, se në tokë nuk kap gjë. Të kapësh ndonjë gjë nga ajri të paktën.

Biseda mes Ramës, Dukës dhe futbollistëve.

Rama: Këtu në këtë fushë nuk ka rëndësi rezultati. Le të fitojë kush të dojë. Këtu duhet të japim jetën.

Duka: Ne në fakt duhet të fitojmë!

Rama: Ore, ne këtu duhet të mësohen njerëzit që jepni jetën. Pastaj, kush fiton, fiton. Rëndësi ka që këtu duhet të jenë 90 minuta zjarr.

Rama: T’i bëj një gol me penallti Strakoshës para se të ikim?

Duka: Strakoshës mund t’ia bësh, por Berishës jo.

Rama: Ja ku e ke, nuk më ndahet.

Duka: Nuk të ka bërë gol ty?

Berisha: Më ka bërë më herët.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike air albania edi rama rama batuta me futbollistet air albania edi rama rama batuta me futbollistet

Sondazh

Poll