Aktualitet

Aksident në Koplik, 75-vjeçari përplas me makinë këmbësorin

I lënduari njoftohet se është dërguar drejt spitalit.

15 Mars 2024, 14:25 Nga M.B
Aksident në Koplik, 75-vjeçari përplas me makinë
Foto ilustruese

SHKODËR- Një aksident është regjistruar në Koplik ku mësohet se një 75-vjeçar me inicialet L. G., ka përplasur me makinë një këmbësor 68-vjeçar. I lënduari njoftohet se është dërguar drejt spitalit. Ndërkohë me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, në hyrje të qytetit të Koplikut, automjeti me drejtues shtetasin L. G., 75 vjeç, ka përplasur shtetasin Q. S., rreth 68 vjeç, këmbësor, i cili u dërgua për mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

aksident ne shkoder

Sondazh

Poll