Bota

Vendimi për tokën e Manastirit të Deçanit/ Këshilli Evropën mban seancë për Kosovën më 27 Mars

Kjo mbledhje vjen pasi, qeveria e Kosovës vendosi që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit.

15 Mars 2024, 12:52 Nga E. D
Vendimi për tokën e Manastirit të Deçanit/ Këshilli
Dora Bakoyannis

BRUKSEL- Raportuesja greke në Këshillin e Evropës Dora Bakoyannis do të paraqesë raportin e saj për Kosovën në një mbledhje urgjente të Komitetit për Çështje Politike. Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Europës i ka thënë Gazetës Express se në këtë mbledhje do të prezantohet raporti për Kosovën që përmban një draft-opinion.

Kjo mbledhje vjen pasi, qeveria e Kosovës vendosi që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit. Pas këtij vendimi pritet që të lehtësohet aplikimi për anëtarësimin e Kosovës në këtë Këshillin e Evropës. Raporti i raportueses greke do të diskutohet dhe votohet nga Asambleja Parlamentare po atë ditë dhe duhen 2/3 e votave që Kosova të bëhet anëtare në KiE.

“Në të vërtetë një mbledhje e Çështjeve Politike të Asamblesë do të zhvillohet më 27 mars në Paris, në të cilën zonja Bakoyannis synon të paraqesë raportin e saj që përmban një draft-opinion”, tha Divizioni për Komunikim i PACE.

Për këtë zhvillim një alarm e ngriti kryetarja e delegacionit të përhershëm të Kuvendit të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Biljana Pantić-Pilja, e cila shfaqi frikën e Serbisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatën e vjetër të të drejtave të njeriut.

“Sot u caktua një takim urgjent. Komiteti Politik i Këshillit të Europës e ka caktuar një takim të jashtëzakonshëm më 27 mars. Aty në rend dite është votimi i opinionit të raportueses Dora Bakoyannis për anëtarësimin e Kosovës në KiE, pasi Kosova ia regjistroi pronën Manastirit të Deçanit. Sot u caktua një takim urgjent”  tha përfaqësuesja serbe.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Europës më 12 maj 2022. Ndërsa, më 24 prill u shënua hapi i parë i suksesshëm për Kosovën me vendimin e Komiteti Ministror i Këshillit të Europës që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës kërkesën për anëtarësimin e Kosovës.

dora bakoyannis keshilli i evropes

Sondazh

Poll