Bota

E rëndë në Kosovë/ 13-vjeçarja dyshohet se u ngacmua seksualisht nga mësuesi në shkollë

Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur me 5 mars të këtij viti dhe në polici është kallëzuar nga prindi i vajzës.

15 Mars 2024, 12:47 Nga I.A

E rëndë në Kosovë/ 13-vjeçarja dyshohet se u ngacmua

KOSOVË- Një 13 vjeçare nga Lipjani dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga një mësues në shkollën shkollën “Vezir Kolshi” në fshatin Resinoc. Mediat e Kosovës raportojnë se përveç se personi i dyshuar po hetohet në gjendje të lirë, pas marrjes në pyetje nga Policia ditën e djeshme. Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur me 5 mars të këtij viti dhe në polici është kallëzuar nga prindi i vajzës.

“Lipjan 05.03.2024-10:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se viktima femër kosovare është ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

ngacmin seksual ne shkolle

Sondazh

Poll