Politike

Marrëveshja mes PS-së dhe PD-së/ Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve, çfarë pritet të ndodhë

Mësohet se mbledhja do të mbahet në orën 16:00.

15 Mars 2024, 12:58 Nga I.A
Marrëveshja mes PS-së dhe PD-së/ Mblidhet sot Konferenca e
Konferenca e Kryetarëve

TIRANË- Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet ditën e sotme për të finalizuar dakordësinë e arritur mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike me qëllim kthimin në normalitet të punimeve të Kuvendit. Mësohet se mbledhja do të mbahet në orën 16:00.

“Te nderuar anëtarë të Konferencës së Kryetarëve, ju njoftojmë se: Sot datë 15 mars 2024, ora 16.00 do të zhvillohet vijimi i mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Sekretaria e Konferences së Kryetarëve”, thuhet në njoftim.

Tre ditë më parë palët janë dakordësuar për 2 komisione hetimore nga 8 që kanë kërkuar në fillim. Komisionet hetimore të rëna dakord janë koncesionet në shëndetësi si dhe rrjedhja e të dhënave nga sistemi TIMS. Po ashtu ata kanë rëndë dakord dhe për ngritjen e një nënkomisioni për Reformat.

konferenca e kryetarëve

Sondazh

Poll