Bota

"Mesdita kundër Putinit", opozita u kërkon rusëve të përmbushin dëshirën e fundit të Navalny: Protestoni!

Në një aksion që ata e quajnë "Mesdita kundër Putinit", mbështetësit e Navalny u kërkojnë rusëve që kundërshtojnë liderin veteran të Kremlinit me votë dhe protestë.

15 Mars 2024, 08:34 Nga E. D

"Mesdita kundër Putinit", opozita u kërkon rusëve

RUSI- Teksa rusët shkojnë në qendrat e votimit këto ditë, kundërshtarët e presidentit Vladimir Putin do të organizojnë një protestë simbolike që shpresojnë se do të ketë jehonë. Në një aksion që ata e quajnë "Mesdita kundër Putinit", mbështetësit e Navalny u kërkojnë rusëve që kundërshtojnë liderin veteran të Kremlinit me votë dhe protestë.  Idetë e tyre përfshijnë prishjen e fletës së votimit, shkrimin "Alexei Navalny" në fletën e votimit, apo edhe votën për një nga tre kandidatët që janë kundër Putinit. 

Por ideja e protestës të së dielës është të rritet morali kolektiv pas vdekjes së Navalny në një burg në Arktik muajin e kaluar, për t'u treguar rusëve që kundërshtojnë Putinin se nuk janë vetëm dhe për t'i treguar botës se jo të gjithë rusët mbështesin udhëheqës.

rusi

Sondazh

Poll