Bota

Dy të vrarë nga sulmi i fundit me dron rus në Ukrainë

Forcat ajrore të Kievit thanë se të 27 dronët e prodhuar nga Irani ishin rrëzuar nga mbrojtja ajrore mbi shtatë rajone në të gjithë vendin, duke përfshirë edhe kryeqytetin.

15 Mars 2024, 08:24 Nga E. D
Dy të vrarë nga sulmi i fundit me dron rus në Ukrainë
foto nga vendngjarja

UKRAINË- Dy persona u vranë pasi Rusia kreu sulmin e dytë masiv me dron gjatë natës në Ukrainë në dy ditë, raportuan autoritetet në Ukrainë të premten. Forcat ajrore të Kievit thanë se të 27 dronët e prodhuar nga Irani ishin rrëzuar nga mbrojtja ajrore mbi shtatë rajone në të gjithë vendin, duke përfshirë edhe kryeqytetin.

Sipas guvernatorit rajonal dy persona u vranë në qytetin qendror të Ukrainës, Vinnytsia, kur një ndërtesë banimi u dëmtua në sulm. Forcat ajrore gjithashtu thanë se forcat ruse kishin lëshuar tetë raketa në Ukrainën lindore dhe qendrore, por nuk dhanë detaje të mëtejshme.

Sulmi i së premtes vjen pas një sulmi me dron gjatë ku forcat ruse shënjestruan infrastrukturën civile në Ukrainën verilindore. Ai sulm shkatërroi sinjalet televizive dhe radio në pesë qytete dhe qyteza, në një përpjekje të dukshme për t'u shkëputur njerëzve nga informacioni, raportuan zyrtarët në Kiev.

lufta ukrain-rusi

Sondazh

Poll