Aktualitet

Vodhën energjinë elektrike për të kultivuar kanabis, arrestohen dy të rinj shqiptarë në Itali

Bëhet me dije se tek dhomat janë gjetur 300 bimë kanabisi të pjekura dhe 300 të tjera në fazën e rritjes dhe së bashku peshonin 720 kilogramë.

14 Mars 2024, 17:14 Nga S.B
Vodhën energjinë elektrike për të kultivuar kanabis,
foto ilustruese

ITALI- Dy shqiptarë përkatësisht të moshave 22 dhe 19 vjeç, janë arrestuar ditën e sotme në Pavia të Italisë. Mësohet se këta të rinj kishin përdorur dhoma për kultivimin e kanabisit me një sistem të sofistikuar të ngrohjes dhe ndriçimit.

Bëhet me dije se tek dhomat janë gjetur 300 bimë kanabisi të pjekura dhe 300 të tjera në fazën e rritjes dhe së bashku peshonin 720 kilogramë. Për më tepër për kushtet e rritjes së tyre shqiptarëve u është dashur të vjedhin energjinë elektrike.

Ata kishin krijuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike me një konsumim ditor prej 150kW. Pasi u lokalizuan ata u kapën dhe u vunë menjëherë në pranga nga policia italiane.

itali kanabis pavia

Sondazh

Poll