Aktualitet

Përfshihen nga flakët puset e naftës në Cakran

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikësetë cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve vetëm brenda disa minutave.

14 Mars 2024, 17:06 Nga h.k

Përfshihen nga flakët puset e naftës në Cakran

FIER-Ditën e sotme është përfshirë nga zjarri një pus nafte në fshatin Gjorgoz të njësisë administrative Cakran.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikësetë cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve vetëm brenda disa minutave.

Sipas informacioneve, ky pus nafte i fondit të ndalur është përfshirë nga flakët edhe herë të tjera ndërsa grupi i ekspertizës po punon për shkaqet e rënies së zjarrit.

Fatmirësisht si pasojë e flakëve nuk ka patur asnjë dëm përveçse ndotjes mjedisore pasi zona përreth është mbuluar nga re te zeza tymi.

pusi naftes ne cakran

Sondazh

Poll