Kamala Harris viziton një klinikë që shërben për abortin e grave, ve në pah kufizimet në rritje për të drejtate e tyre
Kamala Harris SHBA- Zëvendëspresidentja e SHBA Kamala Harris vizitoi të enjten një klinikë shëndetësore që ofron sh...
Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, tha në një përgjigje për Zërin e Amerikës se njësitë e këtij misioni do të vazhdojnë të kujdesen për sigurinë përreth manastirit.
KOSOVA- Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, përshëndeti të enjten vendimin e qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 për pronat e Manastirit të Deçanit. Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, tha në një përgjigje për Zërin e Amerikës se njësitë e këtij misioni do të vazhdojnë të kujdesen për sigurinë përreth manastirit.
“Mirëpresim vendimin e institucioneve të Kosovës i cili njeh pronësinë e Manastirit të Decanit mbi disa hektarë tokë. Agjencia Kadastrale e Kosovës tashmë është udhëzuar të zbatojë këtë vendim”, tha ai duke shtuar se “njësitë tona të KFOR-it, që janë të angazhuara për mbrojtjen e kësaj zone fetare do të vazhdojnë të kryejnë këtë detyrë të rëndësishme, në përputhje me bashkëpunimin e gjatë e të mirëvendosur me autoritetet lokale fetare”.
Më herët gjatë ditës edhe shtetet e QUINT-it mirëpritën këtë vendim duke e cilësuar si “hap të rëndësishëm përpara të autoriteteve të Kosovës në përputhje me aspiratat evropiane dhe euroatlantike”.
Qeveria e Kosovës njoftoi të mërkurën se i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit, duke i dhënë fund një periudhe të gjatë mospajtimesh me diplomacinë perëndimore rreth kësaj çështjeje. Zbatimi i vendimit me të cilin manastirit mesjetar, i njihet e drejta e pronës në mbi rreth 24 hektarë tokë, lidhet drejtpërdrejt me kërkesën e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës./ VOA
Kamala Harris SHBA- Zëvendëspresidentja e SHBA Kamala Harris vizitoi të enjten një klinikë shëndetësore që ofron sh...
foto ilustruese HAIT- Një udhëheqës i fuqishëm bande në Haiti ka lëshuar një mesazh kërcënues që synon li...
Donald Trump SHBA- Vitin e dytë në detyrë ish-Presidenti Donald Trump autorizoi Agjencinë Qendrore të Inteligjencës p&eu...
Shkencëtari kompjuterik australian Craig Wright LONDËR– Gjykata e Lartë të Londrës vendosi sot se shkencët...
Foto ilustruese GREQI-Një alarm për bombë është dhënë mbrëmjen e sotme në stacionin e trenit në Kallithea...
Foto ilustruese SHBA-Ish-presidenti amerikan foli si i ftuar special në hapjen e ‘Powr Earth Summit’, një konferencë e organizu...
Ndihma e UNRWA në Rafah, Gaza, 7 mars IZRAEL- Zyrtari më i lartë i ndihmës humanitare i Bashkimit Evropian thotë se Izraeli nuk ka...
Foto ilustruese SERBI-Milan Radoiçiç, ish-nënkryetari i Listës Serbe dhe partner biznesi i Zvonko Veselinoviç, u detyrua t&...
Foto Ilustrim KOSOVË- Më 19 mars, Bashkimi Evropian ka thirrur një takim të dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës...
Talat Xhaferi MAQEDONIA E VERIUT- “Këta [funksionarët] janë shkaktarët që rinia po ikën prej vendit tonë, ndë...