Shefi humanitar i BE-së: Asnjë provë nga Izraeli për të mbështetur akuzat e UNRWA
Ndihma e UNRWA në Rafah, Gaza, 7 mars IZRAEL- Zyrtari më i lartë i ndihmës humanitare i Bashkimit Evropian thotë se Izraeli nuk ka...
Duke folur në një konferencë për energjinë e rinovueshme në kryeqytetin francez, ish-presidenti amerikan u dërgoi mesazhin e tij manjatëve të Silicon Valley, shumë prej të cilëve po ndërtojnë anije kozmike që mund të transportojnë njerëz në Mars.
SHBA-Ish-presidenti amerikan foli si i ftuar special në hapjen e ‘Powr Earth Summit’, një konferencë e organizuar nga sipërmarrës të energjisë së rinovueshme dhe ku morën pjesë aktorë të industrisë.
“Njerëzimi duhet të mbrojë Tokën në vend që të ëndërrojë për kolonizimin e Marsit, pasi edhe lufta bërthamore dhe ndryshimet klimatike nuk mund ta bëjnë Planetin e Kuq të jetueshëm,” tha Barack Obama.
Duke folur në një konferencë për energjinë e rinovueshme në kryeqytetin francez, ish-presidenti amerikan u dërgoi mesazhin e tij manjatëve të Silicon Valley, shumë prej të cilëve po ndërtojnë anije kozmike që mund të transportojnë njerëz në Mars.
“Por kur dëgjoj disa prej tyre duke folur për një plan për të kolonizuar planetin Mars sepse mjedisi i Tokës mund të jetë i ndotur deri në atë pikë sa të jetë i pajetueshëm, unë thjesht mendoj se çfarë dreqin po thonë?” theksoi Obama.
“Edhe pas një lufte bërthamore, Toka do të ishte më e jetueshme se Marsi, edhe nëse nuk do të bënim asgjë për ndryshimin e klimës, ajo do të kishte akoma oksigjen, me sa mund të themi, por Planeti i Kuq nuk ka,” tha ai.
“Më mirë do të investoja në mbrojtjen e planetit Tokë”, vazhdoi ai, duke thënë se eksplorimi i hapësirës është i dobishëm për mbledhjen e njohurive dhe zbulimeve në vend që të krijojë habitat të ri për njerëzimin.
Obama iu referua edhe klimës që mbizotëronte në Shtëpinë e Bardhë gjatë presidencës së tij (2009 – 2017).
Për sa i përket pasardhësit të tij dhe presidentit të mundshëm të ardhshëm, Donald Trump, një skeptik prej kohësh i klimës që tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja historike e Parisit e vitit 2015, Obama tha se faktet flasin vetë.
Ndihma e UNRWA në Rafah, Gaza, 7 mars IZRAEL- Zyrtari më i lartë i ndihmës humanitare i Bashkimit Evropian thotë se Izraeli nuk ka...
Foto ilustruese SERBI-Milan Radoiçiç, ish-nënkryetari i Listës Serbe dhe partner biznesi i Zvonko Veselinoviç, u detyrua t&...
Foto Ilustrim KOSOVË- Më 19 mars, Bashkimi Evropian ka thirrur një takim të dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës...
Talat Xhaferi MAQEDONIA E VERIUT- “Këta [funksionarët] janë shkaktarët që rinia po ikën prej vendit tonë, ndë...
Foto ilustruese UKRAINË-Kievit nuk i mungon kurajo, por municionet. Me këtë konstatim e mbështeti sekretari i përgjithshëm i...
Joe Biden dhe Benjamin Netanyahu SHBA- Me shprehje gjithnjë e më të shpeshta dhe të zëshme të zhgënjimit, presidenti am...
Foto Ilustrim BRUKSEL- Komisioni Evropian tha sot se hapi një hetim zyrtar ndaj kompanisë AliExpress, një faqe interneti ndërkombë...
Foto ilustruese Dikur shqetësoheshim që planeti të popullohej së tepërmi, por ka edhe shumë anë negative të uljes s...
foto ilustruese AFRIKA E JUGUT- Ndërprerje e madhe e internetit është raportuar në vende të ndryshme anembanë Afrikës. N...
Foto Ilustrim ITALI- Një 103-vjeçare italiane u arrestua teksa drejtonte automjetin, në orë të vona të natës, ...