Bota

"Kam shpikur bitcoin", Gjykata e Lartë të Londrës vendos: Craig Wright nuk është themeluesi i kriptomonedhës!

Aleanca e Patentave të Hapur Crypto (COPA) e çoi Wright në gjykatë për ta ndaluar atë të padiste zhvilluesit e bitcoin, me pretendimin se ai nuk ishte Satoshi.

14 Mars 2024, 19:35 Nga M.B

 

"Kam shpikur bitcoin", Gjykata e Lartë të Londrës
Shkencëtari kompjuterik australian Craig Wright

LONDËR– Gjykata e Lartë të Londrës vendosi sot se shkencëtari kompjuterik australian, Craig Wright, që pretendon se ka shpikur bitcoin nuk është “Satoshi Nakamoto”, pseodonimi i shpikësit të pretenduar të kriptomonedhës. Aleanca e Patentave të Hapur Crypto (COPA) e çoi Wright në gjykatë për ta ndaluar atë të padiste zhvilluesit e bitcoin, me pretendimin se ai nuk ishte Satoshi. Gjykatësi James Mellor tha në fund të diskutimeve se provat që Wright nuk ishte Satoshi ishin "të jashtëzakonshme".

"Dr. Wright nuk është autori i letrës së bardhë të Bitcoin. Dr Wright nuk është personi që adoptoi ose operoi me pseudonimin Satoshi Nakamoto në periudhën 2008-2011", tha Mellor.

Craig Wright ka pretenduar prej kohësh se ka qenë autori i një letre të bardhë të vitit 2008, njohur si teksti themelor i bitcoin, i botuar me pseudonimin.

craig wright

Sondazh

Poll