Bota

Nuk po ndalen sinjalet/ Alarm tjetër për bombë në Greqi, mbyllet stacioni i trenit

Mediat greke shkruajnë se pas orës 19:00 pati një telefonatë në komisariatin e Zjarrfikësve të Kalitheas ku nga persona të panjohur është dhënë alarmi për një bombë.

14 Mars 2024, 19:44 Nga h.k
Nuk po ndalen sinjalet/ Alarm tjetër për bombë në Greqi,
Foto ilustruese

GREQI-Një alarm për bombë është dhënë mbrëmjen e sotme në stacionin e trenit në Kallitheas të Greqisë.

Mediat greke shkruajnë se pas orës 19:00 pati një telefonatë në komisariatin e Zjarrfikësve të Kalitheas ku nga persona të panjohur është dhënë alarmi për një bombë.

Për pasojë, autoritetet kanë mbyllur përkohësisht stacionin e trenit, ndërsa qarkullimi në linën hekurudhore po kryhet vetëm për aksin Pire-Faliro dhe Tavros-Kifisia.

mediat greke stacioni i trenit

Sondazh

Poll