Aktualitet

"Sherri e kishte zanafillën që në dhjetor"/ Zbardhet dëshmia e autorëve të vrasjes në Fier: E qëllova Grein por nuk e dija se do ta vrisja

Në dëshmitë e tyre para gjykatës kanë deklaruar se sherri që çoi ne vrasjen e Grei Bihucit ka nisur ne dhjetor mes autorit Florjan Muka dhe Auron Çelës, pasi ky i fundit i kishte marre një thikë dhe nuk ia kishte kthyer në kohë.

14 Mars 2024, 13:30 Nga r.ll
"Sherri e kishte zanafillën që në dhjetor"/ Zbardhet
grei bihuci

FIER- Gjykata e Fierit ka lënë në burg dy kushërinjtë Florian dhe Klajd Muka, të cilët akuzohen për vrasjen e 19-vjeçarit, Grei Bihucit dhe plagosjen e mikut të viktimës Olsi Serjanajt. I mituri Klajdi Muka ka qenë i shoqëruar në seancë nga babai i tij dhe psikologia Kamela Xhafaj. Në dëshmitë e tyre ata kanë deklaruar se sherri që çoi në vrasjen e Grei Bihucit ka nisur në dhjetor mes autorit Florjan Muka dhe Auron Çeles pasi ky i fundit i kishte marrë një thikë dhe nuk ja kishte kthyer në kohë.

Në dëshmitë e tyre para gjykatës kanë deklaruar se sherri që çoi ne vrasjen e Grei Bihucit ka nisur ne dhjetor mes autorit Florjan Muka dhe Auron Çelës, pasi ky i fundit i kishte marre një thikë dhe nuk ia kishte kthyer në kohë. Kur Floriani i ka marre thikën Auronit dyshohet se e ka rrahur dhe fyer megjithëse në deklaratën e tij Floriani thotë se nuk “bërë debate”.

Për këtë arsye ka nisur një armiqësi mes Mukës dhe Auron Çelës, ku ky i fundit ka kërkuar të hakmerret. Çela i ka kërkuar Mukes të takoheshin serish ne dt 10.03 një ditë para vrasjes dhe bashkë me të ishte edhe Nebi Alimadhi. Ky i fundit sipas Çeles e ka fyer dhe kapur për veshi Florianin. Ditën tjetër të rinjtë janë takuar serish. Dy grupe tashme ku me Florianin ishte edhe kushëriri i tij, ndërsa me Auron Çelen ishte Nebiu, Olsi Serjanaj, viktima dhe një person tjetër i paidentifikuar.

Sipas deklarimeve të para ne prokurori Nebiu e qëlloi me grusht dhe me pas nisi një konflikt fizik. Sipas Mukës  grupi i Çeles në të cilin ndodhej edhe viktima e ka sulmuar atë dhe kushëririn e tij. Për këtë arsye Muka ka nxjerrë thikën dhe e ka drejtuar nga të rinjtë duke qëlluar Grei Bihucin pa ditur siç thote ai, se do ta vriste. Më pas thotë Muka “jam larguar me vrap poshtë urës dhe kam ndaluar kur dëgjova sirenat e policisë”.

grei bihuci klajd muka florian muka gjykata e fierit

Sondazh

Poll