Sport

VIDEO / Atletico Madridit eliminon Interin, “dhurata” vjen nga Martinez!

Pas fitores në 90 minutëshin 2-1 spanjollët çuan në shtesë takimin dhe më pas tek penalltitë ku gabuan më pak se zikaltrit.

13 Mars 2024, 23:48 Nga DOSJA
VIDEO / Atletico Madridit eliminon Interin, “dhurata” vjen nga

SPANJE – Atletico Madridit është skuadra e fundit çerekfinaliste e Champions League, e cila eliminoi Interin me penallti. Në përballjen e tyre të dytë, padyshim që kjo ishte edhe kryendeshja e mbrëmjes, e zhvillur në "Metropolitano" të Madridit.

Atletico nuk arriti të shkojë më tepër se fitorja 2-1, gjë që falë fitores së Interit në takimin e pare në "San Siro" 1-0, e çoi ndeshjen në shtesa 2x15 minuta dhe më pas te penalltitë...

Edhe në këtë ndeshje të dytë ishin zikaltrit që zhbllokuan ndeshjen në minutën e 33-të me Dimarcon, por shumë shpejt madrilenët reagojnë. Brenda 3 minutave rikthehet barazpesha falë golit të Antoine Griezman.

Pjesa e dytë edhe pse pati shumë raste shënimi, vetëm në fundin e ndeshjes këmbëngulja e spanjolëve u shpërbly me golin e dytë të Depay, që i dha fitoren 2-1 Atleticos në këtë 90 minutësh dhe njëkohësisht duke e çuar takimin në kohën shtesë.

As dy pjesët e shtesës nuk prodhuan asnjë gol, duke e kaluar çështjen e kualifikimin në ruletën e penalltive. Pas Calhanoglu dhe Depayt, në gjuajtjet e dyta, Sanchez humbet penalltinë e tij, pasi pritet nga portieri Oblak, të njëjtën gjë bën edhe Sual pas tij, pasi goditja e tij pritet nga Somer.

Gabimet pasohen nga Klassen i aktivizuar në fundin e ndeshjes me gjasë për saktësinë e tij tek penalltia, por Oblak është i pakalueshëm për të. Rikelme shënon dhe kalon përkohësisht në avantazh Alteticon, por barazon me saktësinë e tij Acerbi. Korrea kalon sërish spanjolët përpara, ndërkohë që i “pagabueshmi” Martinez, i dhuron Atleticos çerekfinalen, duke gabuar penalltinë e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll