Bota

Britania vendos: Ndalohet blerjen e gazetave të saj nga qeveri të huaja

Një zëdhënës i grupit të financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe tha se ata ishin jashtëzakonisht të zhgënjyer nga ky zhvillim.

14 Mars 2024, 07:35 Nga r.ll
Britania vendos: Ndalohet blerjen e gazetave të saj nga qeveri të
foto ilustruese

BRITANI- Qeveritë e huaja do të ndalohen të zotërojnë gazeta dhe revista lajmesh në Mbretërinë e Bashkuar. Ky vendim i qeverisë britanike pason kritikat për marrjen e propozuar të Daily Telegraph dhe Spectator nga një firmë investimi e mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, RedBird IMI.

Një zëdhënës i grupit të financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe tha se ata ishin jashtëzakonisht të zhgënjyer nga ky zhvillim. Laburistët kanë treguar se do të mbështesin ndryshimin, i cili do të debatohet javën e ardhshme.

Raportohet se ndaj qeverisë kishte pasur presion për të vepruar dhe se ajo po përballej me një humbje të mundshme në Dhomën e Lordëve të mërkurën nga kolegët që donin të shihnin veprime urgjente.

Duke shpallur ndalimin, Lord Parkinson i Whitley Bay tha se ligji i ri do të "përjashtonte shkrirjen e gazetave dhe revistave periodike të lajmeve që përfshijnë pronësinë, ndikimin ose kontrollin nga shtetet e huaja".

Lordi Parkinson konfirmoi gjithashtu se ndalimi i blerjes nuk do të zbatohej për transmetuesit. Kjo nismë vjen ndërsa fondi i investimeve RedBird IMI vazhdon përpjekjet e tij për të marrë kontrollin e titujve të gazetave Daily dhe Sunday Telegraph dhe revistës së aktualitetit Spectator, pas shlyerjes së borxheve të pronarit të tij të mëparshëm.

Ligji i ri i qeverisë mund të zbatohet për marrjen e Telegraph Media Group nëse ligji miratohet me shpejtësi. Por burime të afërta me këtë çështje i kanë thënë BBC-së, se oferta duket se do të dështojë, në mes të rritjes të presionit politik. 

britani e madhe

Sondazh

Poll