13 Mars 2024, 13:13
Nga h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se me kolegun e tij socialist Bledi Çuçi nuk ka arritur një marrëveshje për komisionet hetimore, por një dakordësi në parim një ditë më parë.
Duke folur për gazetarët pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Bardhi u shpreh se vijon ende diskutimi mes palëve politike për finalizimin e punës për komisionet hetimore parlamentare e për këtë arsye nuk ka një marrëveshje përfundimtare, por dakordësi në parim.
Bardhi: Jemi duke punuar për të dakordësuar ata që ramë dakord në parim ditën e djeshme. Jemi duke punuar në lidhje me këtë cështje. Uroj që Kuvendi t’i qëndrojë marrëveshjes.
Nuk kam qëndrim, zoti Salianji e ka shprehur mendimin e tij dhe nuk kam asnjë koment. Ndoshta me një zë kundër, por shumica e grupit e ka votuar. E përsërs, nuk ka asnjë marrëveshje me Edi Ramën në Kuvend. Pikënisja e aksionit është në 12 Tetor, ku na kanë rënë dy komisione.
Është një dialog jo marrëveshje. E ftoj të numëroj hapat, nga tre do shkojë dy, nga dy do të shkojë një hap deri satë shkojë 3 hapa pas. Nga ana tjetër verifikoni burimet, në asnjë rast nuk kam thënë që ligji i ri është i mirë, është krejtsisht antikushtetues. Duhet të kuptoni se e gjitha është vullneti politikës dhe në të shkuarën mazhoranca e ka bllokuar dhe me të shkuarën.
Edi Rama do të hetohet dhe në Komisonet Hetimore siç po hetohet nga drejtësia. Nuk ndryshon asgjë me Edi Ramën, ai mbetet kundërshtari dhe armiku yne dhe i çdo shqiptari.
gazment bardhi
Politike
13 Mars 2024, 12:51
N.F
Karl Bergner
KORÇË- Ambasadori gjerman në Shqipëri, Karl Bergner ka dalë ditën e sotmë në një deklaratë...
Politike
13 Mars 2024, 12:48
I.A
Lulzim Basha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike të vulës Lulzim Basha po kërkon përjashtimin e deputetëve demokrat&...
Politike
13 Mars 2024, 12:19
I.A
TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka prezantuar sot sistemin e adresave. Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit...
Politike
13 Mars 2024, 12:12
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka ironizuar Opozitën për protestën e tyre gjatë këtyre mu...
Politike
13 Mars 2024, 12:06
h.k
TIRANË-Kreu i Grupit Parlament të Partisë Demokratike Gazment Bardhi i mandatuar nga Partia Demokratike ka folur gjatë mbledhjes s&eu...
Politike
13 Mars 2024, 11:59
h.k
TIRANË- Ogerta Manistirlu, Ministre e Arsimit dhe Sportit ka folur për mediat pas mbledhjes së qeverisë. Manastirliu ka njohur gazetar&eum...
Politike
13 Mars 2024, 11:55
I.A
TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se ekstradimet nga Dubai dhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe do të zyrtarizohen shu...
Politike
13 Mars 2024, 11:07
h.k
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me negociatat e PS-së me Partinë Demokratike. Në një reagim në rrje...
Politike
13 Mars 2024, 11:28
h.k
TIRANË-Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, që ishte caktuar të zhvillohej këtë të mërkurë (13 mars) n...
Politike
13 Mars 2024, 10:57
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një intervistë për median prestigjiozen turke &l...