Aktualitet

“Turp, na nënvlerësuan”, Ceka dhe Tare përplasen me Margaritin për Butrintin: Arkeologët nuk janë këpucë

16 Nëntor 2019, 21:10 Nga DOSJA
“Turp, na nënvlerësuan”, Ceka dhe Tare përplasen me

TIRANË– Dëgjesa publike e organizuar nga ministrja Elva Margariti në lidhje me draft-planin e menaxhimit të Butrintit me fondacion të posaçëm është shoqëruar me debate dhe batuta. Teksa të pranishëm ishin kreu i Institutit të Arkeologjisë, Luan Përzhita, arkeologu Skënder Muçaj, një ndër themeluesit e Parkut Kombëtar te Butrintit, Auron Tare si dhe arkeologu i njohur Neritan Ceka, patën përplasje me Margaritin.

Ata theksuan faktin që në plan menaxhim nuk ishin përfshirë aspak si ekspertët të fushës që janë dhe u shprehën se plan menaxhimi ende nuk dihet se si do të funskionojë.

Qëllimi është që ky menaxhim t’i jepet një fondacioni të huaj. Ne nuk jemi përfshirë dhe nuk e dimë ende si funksionon,”-mësohet të jetë shprehur ish-drejtori Fondacionit Butrinti, Auron Tare.

Ndërsa arkeologu Neritan Ceka debatoi ashpër me ministren Margariti në tryezën e diskutimit për Butrintin pasi e quajti të turpshëm faktin e përjashtimit të arkeologëve shqiptarë nga Bylisi.

“Arkeologët intelektualë nuk janë këpucë,”– u shreh Ceka.

Nga ana tjetër ministrja u shpreh se nuk duhet të përdoreshin më këto lloj metaforash gjatë dëgjesës.

Ndërkohë që pas dëgjesës, Ceka u shpreh për mediat se Margariti nuk po i merr në konsideratë  studiuesit shqiptarë.

Nuk jemi marrë në konsideratë, po nënvlerësohemi dhe po zëvendësohemi me persona anonim të cilët mohojnë të vërtetat shkencore, që kanë prapavijë politike,”– mësohet të jetë shprehur arkeologu.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet auron tare elva margariti neritan ceka auron tare elva margariti neritan ceka

Sondazh

Poll