Bota

VIDEO/ Roboti më i avancuar në botë kopjon disa prej figurave publike, imitimet e tij duken kaq reale

Së fundmi, Ameca-s i kërkohet të mbajë një fjalim të gjatë në stilin e Donald Trump, por në zërin e SpongeBob dhe rezultati është tepër gazmor.

13 Mars 2024, 17:33 Nga S.B
VIDEO/ Roboti më i avancuar në botë kopjon disa prej figurave
Roboti Ameca

SHBA- Roboti humanoid britanik, Ameca, ka shfaqur aftësinë për të kopjuar të famshmit, dhe interpretimet e tij duken jashtëzakonisht reale. Në një video të re, roboti i sofistikuar, i zhvilluar nga firma Engineered Arts me bazë në Cornwall, flet në stilin e Morgan Freeman, Elon Musk dhe Donald Trump.

Ameca është e pajisur me mikrofona, kamera të montuara, një aparat fotografik në gjoks dhe një softuer për njohjen e fytyrës për të bashkëvepruar me njerëzit. Roboti është përshkruar si "humanoidi më i avancuar në botë". Ameca është në gjendje të imitojë hollësitë e vogla të shprehjeve njerëzore.

Në videon e re, Ameca bisedon me themeluesin dhe CEO-n e Engineered Arts Will Jackson në një tavolinë në zyrat e kompanisë. Ameca e nis videon duke renditur objektet që sheh në dhomë, duke përfshirë një tavolinë, një karrige, dritare dhe rafte me libra. Pastaj, Jackson i kërkon asaj që të fillojë të flasë me zërat e njerëzve të famshëm.

Jackson më pas thotë: Unë dua që ju të flisni për anijet raketore robotike që shpërthejnë në Mars dhe zbulojnë plutonium, por bëje me zërin e Elon Musk të lutem.

Së fundmi, Ameca-s i kërkohet të mbajë një fjalim të gjatë në stilin e Donald Trump, por në zërin e SpongeBob dhe rezultati është tepër gazmor. Ndërsa Ameca aktualisht nuk mund të ecë, Engineered Arts po punon për një version të shkathët me trup të plotë që e bën atë edhe më të ngjashëm me njerëzit.

roboti ameca roboti humanoid

Sondazh

Poll