Bota

"Rusia gati për luftë bërthamore", SHBA i përgjigjet Putin: Moska nuk është gati të shtypë butonin

Adrienne Watson, zëdhënëse e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, tha në një deklaratë se retorika bërthamore e Rusisë ka qenë e pamatur dhe e papërgjegjshme gjatë gjithë këtij konflikti.

13 Mars 2024, 17:32 Nga r.ll
"Rusia gati për luftë bërthamore", SHBA i
foto ilustruese

UASHINGTON- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar pas deklaratës së presidentit rus, Vladimir Putin gjatë një interviste ku tha se Rusia ishte gati për një luftë bërthamore. 

Një zyrtar amerikan tha se Uashingtoni nuk ka parë asnjë tregues se Moska është gati të shtypë butonin për përdorimin e armëve bërthamore.

"Amerika nuk e ka ndryshuar pozicionin e saj bërthamor si rezultat i vërejtjeve të tij", tha zyrtari. Adrienne Watson, zëdhënëse e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, tha në një deklaratë se retorika bërthamore e Rusisë ka qenë e pamatur dhe e papërgjegjshme gjatë gjithë këtij konflikti.

Putin tha gjithashtu se nëse vendosen trupa amerikane në territorin rus apo në Ukrainë, kjo sipas tij do të konsiderohet si një përshkallëzim. 

shba vladimir putin rusi

Sondazh

Poll