Sport

Moviola Barcelona-Napoli/ Ish-arbitri italian Cesari: “Veprimi i Cubarsìt ndaj Osimhen, ishte penallti"...

Ish-arbitri italian Graziano Cesari, për episodin që shkaktoi diskutim…

13 Mars 2024, 07:30 Nga DOSJA

Moviola Barcelona-Napoli/ Ish-arbitri italian Cesari: “Veprimi i

SPANJE - Protesta e Napolit në minutën e 5-të të pjesës së dytë të ndeshjes së kthimit të 1/16-ave të Champions League kundër Barcelonës për një gabim të supozuar në zonë nga mbrojtësi i ‘blaugranas’ Cubarsì ndaj Osimhen, i cili u prek në këmbën e majtë. 

Gjyqtari Makkelie nuk e pa si parregullsi. "Jam i habitur, pse nuk ndërhyri VAR-i, - tha ish-arbitri italian Graziano Cesari për Mediaset pas ndeshjes. - Cubarsì preku këmbën e djathtë të Osimhen me këmbën e tij të majtë. Këtu pati një penallti, dhe ne ishim 2-1.

Një dështim i madh që VAR-i që nuk ndërhyri, arbitri duhet të kishte kërkuar ndihmë. Drejtim i pamjaftueshëm, - tha sërish Cesari për arbitrimin e holandezit. - Ai nuk e respektoi rregulloren”.

Cesari më pas kritikon ngjyrën e kartonit që i është dhënë Christensen për një faull të keq ndaj Lobotkës: “Ishte e kuqe”. Dhe për golin e parë të Barcelonës: "Gjithçka filloi me një faull të kryer nga Traorè ndaj Lopez. Nuk kishte absolutisht asnjë faull dhe 15 sekonda më vonë, Barcelona shënoi."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll