Sport

VIDEO / Arsenali kalon në çerekfinale të Champions League pas ruletës së penalltive!

Tifozët në Emirates festuan një kualifikim shumë të rendësishëm për në çerekfinalet e Champions League, aty ku për kundërshtarin e radhës duhet të presin shortin.

13 Mars 2024, 00:31 Nga DOSJA
VIDEO / Arsenali kalon në çerekfinale të Champions League pas

ANGLI - Arsenal pati nevojë për goditjet e penalltive për të festuar kualifikimin në çerekfinalen e Champions League ndaj Portos. Ashtu si edhe në Portugali, ndeshja në Londër u mbyll me rezultatin 1-0, me vendasit që e gjetën golin jë pjesën e parë me Leandro Trossard.

Por, pjesa e mbetur e takimit nuk dhuroi më gola dhe në Londër sfida iu drejtua kohës shtesë. Edhe aty nuk pati gola ndaj fituesi u desh të vendosej nga ruleta e penalltive. Këtu, lojtarët anglezë ishin më të qartë duke shënuar katër penallti ndërsa nga ana tjetër, miqtë gabuan në dy raste me portierin Raya që veshi kostumin e superheroit.

Në fund, tifozët në Emirates festuan një kualifikim shumë të rendësishëm për në çerekfinalet e Champions League, aty ku për kundërshtarin e radhës duhet të presin shortin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll