Bota

Rreziku i sulmeve terroriste në Evropë, cilat janë objektivat e personave të arrmatosur

Në një hetim dhjetorin e kaluar, policia në Austri dhe Bosnje arrestoi dy grupe të veçanta refugjatësh afganë dhe sirianë që mbanin armë dhe municione, duke përfshirë kallashnikovë dhe pistoleta.

12 Mars 2024, 18:53 Nga S.N
Rreziku i sulmeve terroriste në Evropë, cilat janë objektivat e
Foto Ilustrim

GJERMANI- Një varg komplotesh terroriste pretendohet se janë zbuluar nga autoritetet evropiane muajt e fundit, duke ngritur shqetësime për sulmet ekstremiste në kontinent pas luftës në Gaza . 

Në një hetim dhjetorin e kaluar, policia në Austri dhe Bosnje arrestoi dy grupe të veçanta refugjatësh afganë dhe sirianë që mbanin armë dhe municione, duke përfshirë kallashnikovë dhe pistoleta. Policia gjeti fotografi të objektivave hebrenj dhe izraelitë në Evropë në celularët e disa të dyshuarve, të cilat sipas tyre sugjeronin se ishin të motivuar nga operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza.

Ky incident erdhi menjëherë pas arrestimit në fund të vitit 2023 të një grupi shtetasish Taxhik të dyshuar për planifikimin e sulmeve në Katedralen e Kelnit të Gjermanisë dhe në Katedralen e Shën Stefanit të Vjenës gjatë Krishtlindjeve . Të dyja kishat mbushen me qindra vizitorë për festat e fundvitit.

Në fund të vitit 2023, policia gjermane nisi një breshëri bastisjesh në të gjithë vendin duke synuar Hamasin dhe degët e tij. Policia gjermane dhe holandeze kanë arrestuar katër persona të cilët dyshohet se ishin urdhëruar nga Hamasi të hapnin një depo armësh sekrete dhe të sulmonin caqet hebreje në Berlin dhe gjetkë në Evropën Perëndimore .

Të hënën, autoritetet italiane njoftuan se kishin arrestuar tre palestinezë të dyshuar si anëtarë të "Brigadës së Martirëve të Al-Aksa", e cila është cilësuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Të tre po përgatiteshin të sulmonin objektiva politike dhe ushtarake në Evropë, tha policia italiane.

Këto incidente të veçanta, sipas Wall Street Journal, sugjerojnë se kërcënimi terrorist i Evropës jo vetëm që po intensifikohet, por edhe vjen nga burime të reja, duke e komplikuar punën e shërbimeve të sigurisë . Një valë sulmesh që ka goditur Kontinentin e Vjetër që nga viti 2015 është frymëzuar dhe pjesërisht e drejtuar nga Shteti Islamik. Tani kërcënimi, raporton gazeta amerikane, nuk vjen vetëm nga Shteti Islamik-Khorasan, organizata pasardhëse e Shtetit Islamik me bazë në Afganistan, por edhe nga Irani dhe përfaqësuesit e tij në Lindjen e Mesme, duke përfshirë Hezbollahun dhe Hamasin.

Të hënën, autoritetet italiane njoftuan se kishin arrestuar tre palestinezë të dyshuar si anëtarë të Brigadës së Martirëve të Al-Aksa, e cila është cilësuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Të tre po përgatiteshin të sulmonin objektiva politike dhe ushtarake në Evropë, tha policia italiane.

Këto incidente të veçanta, sipas Wall Street Journal, sugjerojnë se kërcënimi terrorist i Evropës jo vetëm që po intensifikohet, por edhe vjen nga burime të reja, duke e komplikuar punën e shërbimeve të sigurisë . Një valë sulmesh që ka goditur Kontinentin e Vjetër që nga viti 2015 është frymëzuar dhe pjesërisht e drejtuar nga Shteti Islamik. Tani kërcënimi, raporton gazeta amerikane, nuk vjen vetëm nga Shteti Islamik-Khorasan, organizata pasardhëse e Shtetit Islamik me bazë në Afganistan, por edhe nga Irani dhe përfaqësuesit e tij në Lindjen e Mesme, duke përfshirë Hezbollahun dhe Hamasin.

sulme terroriste evropa

Sondazh

Poll