Bota

Medvedev tallet me Macron pasi shtyu vizitën në Ukrainë: Je frikacak

“Macron po përgatitet të vizitojë Kievin? Por ai është një frikacak!” shkroi në frëngjisht Medvedev në rrjetin social X , duke rekomanduar që zyra e Macron të bëjë “disa ndërrime të brendshme” dhe të përgatitet për një “stuhi të fortë”.

12 Mars 2024, 17:56 Nga S.N
Medvedev tallet me Macron pasi shtyu vizitën në Ukrainë: Je
Foto Ilustrim

RUSI- Pasi presidenti francez Emmanuel Macron shtyU vizitën e tij në Ukrainë, ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka thënë se ai është një frikacak. Ditën e djeshme u njoftua se vizita e planifikuar e Macronit do të shtyhej për javët e ardhshme. Ky njoftim shënon vonesën e tretë të vizitës së liderit francez në Ukrainë.

“Macron po përgatitet të vizitojë Kievin? Por ai është një frikacak!” shkroi në frëngjisht Medvedev në rrjetin social X , duke rekomanduar që zyra e Macron të bëjë “disa ndërrime të brendshme” dhe të përgatitet për një “stuhi të fortë”.

Macron ka qënë një mbështetës i fortë i Ukrainës, i cili deklaroi disa javë më parfë se nëse do të ishte e nevojshme do të dërgonte trupa perëndimorë atje, gjë që shkaktoi reagime të forta ndërkombëtare dhe ashpërsim të qëndrimit rus

dmitry medvedev emmanuel macron

Sondazh

Poll