Bota

23-vjeçarja britanike përplasi me makinë një grup turistësh, humb jetën një foshnje

Zyrtarët thanë se një foshnjë pesë muajshe vdiq, ndërsa dy gra u plagosën rëndë dhe katër persona të tjerë morën demtime të lehta.

12 Mars 2024, 18:16 Nga E. D
23-vjeçarja britanike përplasi me makinë një grup
foto ilustruese

SPANJË- Një foshnjë britanike ka vdekur pasi një makinë përplasi një grup turistësh në Lanzarote. Drejtuese e mjetit ishte një 23-vjeçare nga Britania e cila rezultoi rezultoi pozitive për drogë dhe alkool, sipas raporteve.

Zyrtarët thanë se një foshnjë pesë muajshe vdiq, ndërsa dy gra u plagosën rëndë dhe katër persona të tjerë morën demtime të lehta. Sipas raporteve nëna, babai dhe gjyshërit e foshnjës ishin mes të lënduarve, së bashku me një nënë dhe një vajzë nga Suedia

"Këshilli i qytetit Yaiza shpreh solidaritetin e tij me viktimat dhe familjet e tyre të aksidentit të shumëfishtë që ndodhi këtë pasdite në Playa Blanca. Respekt total për hetimin e ngjarjeve nga autoritetet dhe mirënjohje për forcat e sigurisë dhe emergjencave të aktivizuara në këtë ngjarje të trishtë,”  thuhet në një deklaratë.

sapanjë

Sondazh

Poll