Bota

Ushtria izraelite: Që prej fillimit të luftës me Hamasin kemi goditur 4500 pika të Hozbollahut dhe kemi vrarë 300 anëtarë të saj

Që nga fillimi i luftës në Gaza më 7 tetor, shkëmbimet e zjarrit kanë qenë të përditshme midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut në kufirin izraelito-libanez, duke rritur frikën përnjë përhapje më të madhe të konfliktit në rajon.

12 Mars 2024, 18:29 Nga S.N
Ushtria izraelite: Që prej fillimit të luftës me Hamasin kemi
Foto Ilustrim

IZRAEL- Ushtria izraelite njoftoi sot se kishte goditur gati 4500 objektiva të Hezbollahut në Liban dhe Siri që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës midis Izraelit dhe Hamasit më shumë se pesë muaj më parë.

Ushtria shtoi në një deklaratë se që atëherë kishte vrarë më shumë se 300 anëtarë të Hezbollahut , lëvizjes pro-iraniane të Libanit dhe një aleat të Hamasit. Që nga fillimi i luftës në Gaza më 7 tetor, shkëmbimet e zjarrit kanë qenë të përditshme midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut në kufirin izraelito-libanez, duke rritur frikën përnjë përhapje më të madhe të konfliktit në rajon.

hezbollah izrael hamas

Sondazh

Poll