Bota

Netanyahu "injoron" thirrjet e SHBA-së dhe Evropës: Për të fituar luftën, duhet të ndërmarrim veprime në Rafah

Konkretisht, gjatë fjalës së tij, Netanyahu theksoi se shteti i tij do ta fitojë luftën në Gaza pa marrë parasysh se nëse për ta bërë këtë duhet të ndërmerren veprime edhe në Rafah në jug të Rripit të Gazës.

12 Mars 2024, 16:06 Nga r.ll
Netanyahu "injoron" thirrjet e SHBA-së dhe Evropës: Për
benjamin netanyahu

IZRAEL- Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga SHBA-ja  dhe Evropa që Izraeli të shmangë pushtimin e Rafahut, ku janë përqendruar mijëra palestinezë të zhvendosur, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka shprehur edhe një herë vendosmërinë e tij për të urdhëruar një lëvizje të tillë.

Konkretisht, gjatë fjalës së tij, Netanyahu theksoi se shteti i tij do ta fitojë luftën në Gaza pa marrë parasysh se nëse për ta bërë këtë duhet të ndërmerren veprime edhe në Rafah në jug të Rripit të Gazës.

"Për të fituar këtë luftë ne duhet të shkatërrojmë brigadat e mbetura terroriste të Hamasit në Rafah. Miqve tanë në komunitetin ndërkombëtar, unë u them se është e pamundur të mbështesim të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe më pas të kundërshtojmë Izraelin kur ai e ushtron këtë të drejtë. Nuk është e mundur të thuash se mbështesni qëllimin e Izraelit për të shkatërruar Hamasin dhe më pas të kundërshtoni Izraelin kur ai merr hapat e nevojshëm për të arritur këtë qëllim”, u shpreh kryeministri izraelit, shkruajnë mediat e huaja. 

Netanyahu theksoi gjithashtu se nuk është e mundur "të kundërshtohet strategjia e Hamasit për përdorimin e civilëve si mburoja njerëzore dhe më pas të fajësohet Izraeli për viktimat civile që rezultojnë nga kjo strategji. Fitorja jonë është afër. E di që shumica e popullit amerikan është me ne”.

benjamin netanyahu lufta izrael-palestine rafah

Sondazh

Poll