Bota

Luftanija italiane rrëzon dy mjete ajrore të Houthive në Detin e Kuq

Luftanija italiane është pjesë e misionit “Mburoja” të Bashkimit Europian dhe 10 ditë më parë, para fillimit zyrtar të misionit, kishte rrëzuar një tjetër dron, në kuadër të sulmeve të Houthi dhe kërcënimit të tyre ndaj lirisë së lundrimit.

12 Mars 2024, 15:05 Nga S.N
Luftanija italiane rrëzon dy mjete ajrore të Houthive në Detin e
Foto Ilustrim

JEMEN- Luftanija italiane “Caio Duilio” ka rrëzuar dy mjete ajrore pa pilot në rajonin e Detit të Kuq gjatë mbrojtjes nga rebelët Houthi, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në Romë.

Luftanija italiane është pjesë e misionit “Mburoja” të Bashkimit Europian dhe 10 ditë më parë, para fillimit zyrtar të misionit, kishte rrëzuar një tjetër dron, në kuadër të sulmeve të Houthi dhe kërcënimit të tyre ndaj lirisë së lundrimit.

Sulmet e rebelëve Houthi në Detin e Kuq po rriten dhe po bëhen pengesë për anijet tregtare dhe ushtarake. Ndërsa pak më parë ditën e sotme SHBA-ja dhe Britania sulmuan Houthit dhe për pasoë humbën jetën 11 persona e u plagosën 15 të tjerë sipas raportit të dhënë nga Jemeni.

Sondazh

Poll