Bota

Temperatura të larta dhe çmime në rritje/ Ndryshimet klimaterike ndikojnë në biznesin e bananeve

Deri më tani banania është fruti më i eksportuar në botë.

12 Mars 2024, 13:44 Nga S.B
Temperatura të larta dhe çmime në rritje/ Ndryshimet
foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Bananet do të shtrenjtohen dhe kjo do të vijë si pasojë e ndryshimeve klimaterike. Pascal Liu, ekonomist i lartë në Forumin Botëror të Bananeve, thotë se ndikimet klimaterike përbëjnë një kërcënim të madh për furnizimin, duke komplikuar ndikimet e sëmundjeve që përhapen me shpejtësi.

Disa dyqane në Mbretërinë e Bashkuar kanë përjetuar kohët e fundit mungesë bananesh për shkak të stuhive të detit. Deri më tani banania është fruti më i eksportuar në botë.

Por ndërsa furnizimet me banane mund të përballen me ngjarje të motit afatshkurtra si kjo, ekspertët janë të shqetësuar për kërcënimet në rritje nga një botë që po ngrohet dhe nga sëmundjet që po përhapen pas saj. Bananet janë të ndjeshme ndaj rritjes së temperatures, gjë që mund të zhdukë të korrat në disa vende.

Ndoshta kërcënimi më i madh i menjëhershëm është fakti se temperaturat në rritje po ndihmojnë në përhapjen e sëmundjeve. Ai që shkakton më shumë shqetësim është ‘Fusarium Wilt TR4’, një infeksion mykotik, i cili është zhvendosur nga Australia dhe Azia në Afrikë dhe tani në Amerikën e Jugut.

Pasi një plantacion infektohet, ajo vret të gjitha pemët e bananeve dhe ekspertët thonë se është jashtëzakonisht e vështirë për t'u hequr qafe.

banane ngrohja globale ndryshimet klimaterike

Sondazh

Poll