Bota

Zelenskyy për sulmin në Odessa: Putin është i sëmurë, si mund të godiste me raketa disa metra larg kryeministrit grek

Zelenskyy tha se presidenti rus ka humbur kontaktin me botën reale dhe se qëllimi tij është shkatërrimi me çdo mjet i Ukrainës.

12 Mars 2024, 14:48 Nga S.N
Zelenskyy për sulmin në Odessa: Putin është i
Volodymyr Zelenksyy dhe Kyriakos Mitsotakis

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensyy duke folur në një television francez sa i përket sulmit që ndodhi në Odessa gjatë takimit të tij me kryeministrin grek tha se Putin duhet të jetë i sëmurë.

"Duhet të jesh i sëmurë për të goditur disa njerëz me një raketë lundrimi disa metra larg kryeministrit grek”, tha Zelenkyy.

“Javën e kaluar, kur ishit në Odessa pranë kryeministrit grek, disa metra larg jush ndodhi një sulm me raketë. Mendon se Putini u përpoq të të vriste?”, pyeti gazetari francez presidentin ukrainas.

Në përgjigje, Presidenti Zelensky tha: A donte të më gjuante apo kishte një qëllim tjetër nuk mendoj se ka rëndësi sot. Ajo që është me të vërtetë një turp është se ne jemi në luftë kundër Rusisë dhe kur mirëpresim liderin e një vendi tjetër, një shteti anëtar të BE-së, dhe Rusia përpiqet të bëjë diçka që mund të jetë e rrezikshme duke goditur me një raketë në një distancë disa metra nga ky udhëheqës, mendoj se duhet të jesh vërtet i sëmurë.

Zelenskyy tha se presidenti rus ka humbur kontaktin me botën reale dhe se qëllimi tij është shkatërrimi me çdo mjet i Ukrainës.

“Dhe ndërsa më bëni pyetjen se cilat janë qëllimet e Putinit, mendoj se ai është dikush që ka humbur kontaktin me botën reale. Unë besoj se qëllimi i tij është shkatërrimi me çdo mjet i Ukrainës dhe gjithçka që është e gjallë në Ukrainë”, përfundoi presidenti ukrainas.

 

volodymyr zelenkyy vladimir putin

Sondazh

Poll