Katari: Izraeli dhe Hamasi nuk janë afër një marrëveshjeje për armëpushim në Gazë
Foto Ilustrim IZRAEL- Izraeli dhe Hamasi nuk janë as afër një marrëveshjeje për t’iu dhënë fund luftimeve në ...
Hur, një ish-prokuror në Merilend gjatë administratës së presidentit republikan Donald Trump, drejtoi një hetim 15-mujor mbi dokumentet sekrete që iu gjetën Presidentit Biden në shtëpinë e tij.
SHBA- Prokurori i Posaçëm, Robert Hur do të dëshmojë sot para një komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve, mbi raportin e tij në kuadër të hetimeve për mbajtjen e paautorizuar të dokumenteve sekrete nga Presidenti Joe Biden. Hur, një ish-prokuror në Merilend gjatë administratës së presidentit republikan Donald Trump, drejtoi një hetim 15-mujor mbi dokumentet sekrete që iu gjetën Presidentit Biden në shtëpinë e tij.
Në muajin shkurt Prokurori Hur publikoi një raport ku tha se ka vendosur të mos ngrejë akuza kundër zotit Biden dhe se do të ishte e vështirë që ai të dënohej. Zoti Hur e cilëson presidentin si një “burrë t moshuar me qëllime të mira dhe me kujtesë të dobët”.
Shtypi amerikan ka botuar pjesë nga fjala e parapërgatitur që prokurori amerikan pritet të lexojë në hapje të dëshmisë së tij në komisionin e Kongresit të drejtuar nga republikanët.
“Vlerësimi që i bëj në raport kujtesës së presidentit ishte i domosdoshëm, i saktë dhe i drejtë“, shkruan në fjalën hyrëse zoti Hur, sipas mediave në SHBA. “Jam shprehur siç i kam parë gjërat. Nuk e kam denigruar presidentin në mënyrë të padrejtë. I shpjegova Prokurorit të Përgjithshëm vendimin dhe arsyet se si arrita në të. Kjo ishte ajo që kërkohej nga unë“.
Administrata e Presidentit Biden e cilësoi raportin si të motivuar politikisht para zgjedhjeve të nëntorit. 81 vjeçari Biden po kërkon një mandat të dytë. Donald Trump, 77 vjeç, është kandidati kryesor për të marrë emërimin e republikanëve për zgjedhjet presidenciale.
Pas publikimit të raportit, republikanët kanë thënë se kjo është dëshmi e një sistemi të pabarabartë drejtësie. Në qershor ndaj ish-Presidenti Trump u ngrit padi për dokumentet sekrete që iu gjetën në shtëpi.
Sipas prokurorëve zoti Trump u përpoq t’i fshihte dokumentet sekrete në në shtëpinë e tij në Florida dhe diskutoi me avokatët e tij rreth mundësisë se si t’i gënjenin aurotitetet qeveritare që të mos i gjenin dokumentet. Zoti Trump i cilëson akuzat si të motivuara politikisht.
Marrë nga VOA
Foto Ilustrim IZRAEL- Izraeli dhe Hamasi nuk janë as afër një marrëveshjeje për t’iu dhënë fund luftimeve në ...
Foto Ilustrim SHBA- Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë ka deklaruar se nuk ka asnjë agjenci tjetër që ësh...
Pusi që u gjet në shtëpi ANGLI- Një familje mbeti e habitur në momentin që gjetën një pus misterioz 6 metra t&...
foto ilustruese BRITANI E MADHE- Bananet do të shtrenjtohen dhe kjo do të vijë si pasojë e ndryshimeve klimaterike. Pascal Liu, ek...
Janusz Bugajski SHBA- Eksperti i çështjeve të Ballkanit Perëndimor Janusz Bugajski ka ngritur çështje mjaft shqetës...
Pamje nga torturat ndaj mjekeve GAZA- Stafi mjekësor palestinez në Gaza ka rrëfyer për BBC poshtrimin dhe torturat që iu desh t&eu...
Jamshid Hsarmahd IRAN- Një gjykatë në Teheran i ka urdhëruar shtetasin gjermano-iranian, Jamshid Hsarmahd, dhe Qeverinë e Shteteve...
Millan Radoiçiç SERBI- Kur dhe ku janë takuar ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara, Marko Gjuriç, dhe ish-në...
Avioni rus RUSI- Një aeroplan ushtarak rus për transportim mallrash Il-76 është rrëzuar në rajonin Ivanovo të Rusisë...
Foto ilustruese PRISHTINË-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se shtetet jodemokratike në Ballkanin Perëndimor jan...