Bota

Vodhi në 5 shtëpi në zonat e pasura të Mbretërisë së Bashkuar, 34-vjeçari shqiptar dënohet me 6 vite burg

Arkand Pitarka kishte pothuajse 5,009 £ në para në dorë, si dhe një sasi të konsiderueshme bizhuterish me vete kur u arrestua në aeroportin Bedfordshire më 12 dhjetor 2023.

11 Mars 2024, 16:07 Nga E. D
Vodhi në 5 shtëpi në zonat e pasura të Mbretërisë
fotot ilustruese

MBRETËRIA E BASHKUAR- Një 34-vjeçar shqiptar është dënuar me 6 vite burg për 5 vjedhje, ku mori 110,000 £ në pesë shtëpi në zonat e pasura të Essex, Gloucestershire dhe Worcestershire. Ai u arrestua në aeroportin e Lutonit teksa përpiqej të ikte nga Britania e Madhe. 

Arkand Pitarka kishte pothuajse 5,009 £ në para në dorë, si dhe një sasi të konsiderueshme bizhuterish me vete kur u arrestua në aeroportin Bedfordshire më 12 dhjetor 2023.

Prokurori Ian Fenny tha se ishte mjaft e qartë se Pitarka kishte udhëtuar rregullisht brenda dhe jashtë MB për një periudhë të konsiderueshme kohore.

"Nuk ka asnjë provë që ai kishte ndonjë lidhje komunitare me këtë vend ose se ai ishte i angazhuar në punësim të ligjshëm," tha Fenny.

Avokati tha gjithashtu se ADN-ja e Pitarkës u gjet në skenat e pesë vjedhjeve që mësohet se ka kryer në këtë vend.

arkand pitarka

Sondazh

Poll