Politike

Rama në Shkodër: Koha për një treg modern turistik dhe një konvikt europian

Ndërkohë që shtoi se duhet të ndërtohet dhe një konvikt për nxënësit e shkollës profesionale. 

10 Mars 2024, 13:31 Nga I.A
Rama në Shkodër: Koha për një treg modern turistik dhe
Edi Rama

SHKODËR- Kryeministri Edi Rama ka bërë një vizitë në Shkodër së bashku me kryebashkiakun Benet Beci si dhe Ministren Elisa Spiropali. Rama gjatë vizitës theksoi se në Shkodër është nevoja për një treg të ri për tregtarët. Ndërkohë që shtoi se duhet të ndërtohet dhe një konvikt për nxënësit e shkollës profesionale. 

Biseda:

Rama: Forca Benet se duhet të bëjmë ça su bë 30 vjet dhe qeveria s’ka nga lun pa t’nimu me t’tan forcën, se Shkodrën po s’e bame ne siç e ka meritu kaher, kush tjetër harroje se e ban sa jena gjallë.

Beci: Projekti është realizuar, ne kemi folur me Ministrinë, kemi bërë aplikimin dhe po bëhet gati për të dhënë një financim. Këtu kemi shkolla profesional. Pyjorja, gjuhët e huaja dhe industrialja. Kemi student edhe nga Librazhdi dhe nga Fieri por janë. Bashkia e Shkodrës ka marrë përsipër rikonstruktimin e dy shkollave dhe tre fushave sportive. Përveç asaj, ky është konvikti i shkollave profesionale nga projekti që kini bërë ju për shkollat profesionale.

Rama: Sa ka profesionali sot si kapacitet nxënësish?

Beci: Industriali ka thuajse 400 nxënës. Këtu janë vetëm 18 veta që qëndrojnë në konvikt sepse është e amortizuar, godina është ndërtuar qysh në 1983. Kushtet janë skandaloze. Kjo është gjithë shkolla “Jordan Misja”.

edi rama benet beci

Sondazh

Poll