Aktualitet

Regjimi "41 biss", shtyhet seanca për Sokol Mjacajn

Mësohet se seanca e sotme gjyqësore u shty pasi mungonte mbrojtja.

11 Mars 2024, 10:22 Nga M.B
Regjimi "41 biss", shtyhet seanca për Sokol Mjacajn
Sokol Mjacaj

TIRANA- Seanca për Sokol Mjaçajn, i cili që prej 15 dhjetorit 2023 po vuan dënimin për vrasjen e 2 turistëve çekë në Shkodër si dhe vrasjen e Indrit Shaqja në burgun e Peqinit në regjimin e posaçëm ’41 Bis’ është shtyrë. Mësohet se seanca e sotme gjyqësore u shty pasi mungonte mbrojtja.

Mjacaj vuante dënimin në burgun e Peqinit, por ministri i Drejtësisë Ulsi Manja urdhëroi futjen e tij në "41 Bis", pasi centonte sigurinë në burgun e Peqinit. Vet Mjacaj e kundërshtoi vendimin për vuajtjen e dënimit në regjimin e ashpër.

Sokol Mjacaj qëlloi me armë zjarri ndaj të burgosurve Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi. Ky i fundit nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra, ndërsa Shaqja është jashtë rrezikut për jetën. I dënuari për vrasjen e dy të turistëve çekë mbajti peng nën kërcënimin e armës punonjësit e kuzhinës në institucionin e heqjes së lirisë, të cilët u liruan pas disa orësh me ndërhyrjen e forcave të shumta policore dhe RENEA, që kanë vënë nën kontroll situatën. 

sokol mjacaj

Sondazh

Poll