Aktualitet

Vrasja e Pëllumb Metës, prokuroria nis eksperimentin hetimor: Në armën e krimit gjendet shenjat e djalit të vogël

Dy fëmijët dhe nëna e tyre janë dërguar në një poligon qitjeje në Durrës, nga ky kanë kryer qitje me armë.

11 Mars 2024, 09:57 Nga h.k

Vrasja e Pëllumb Metës, prokuroria nis eksperimentin hetimor: Në

DURRËS-Hetimet për vrasjen e Pëllumb metës vijojnë ende, pasi dinamika e ngjarjes është ende e paqartë. Burime bëjnë me dije se Prokuroria ka kryer eksperimentin hetimor. Dy fëmijët dhe nëna e tyre janë dërguar në një poligon qitjeje në Durrës, nga ky kanë kryer qitje me armë.

Sipas burimeve, të tre, Hyseni, Hygerta, dhe gruaja e Pëllumb Metës, Blerina Meta dinë të përdorin armë. Në pistoletën e vrasjes së Petrit Metës, ekspertët kriminologë kanë gjetur gjurmë të gishtave të djalit të vogël të familjes, Amarildo Metës. Nuk dihet nëse Meta ka qëlluar drejt babait të tij, apo gjurmët kanë mbetur nga lëvizja e armës që ka bërë pas krimit të rëndë.

Si ndodhi ngjarja e rëndë? 

Pëllumb Meta, 50-vjeç ishte raportuar i zhdukur nga djali i 10 ditë më parë. Pas kallëzimit për zhdukje, policia ka ngritur dyshimet se mund të jetë një ngjarje kriminale dhe kanë nisur hetimet. Gjatë marrjes në pyetje të familjes lidhur me zhdukjen e Metës, ka qenë vajza e tij Hygerta Meta, e cila pasi është pyetur disa herë, ka treguar se e ka vrarë babanë e saj dhe e ka varrosur në kasollen pranë banesës së tyre. Më pas u zbulua se vrasjen e kishte kryer vëllai i 19-vjeçares ku tashmë janë vënë në pranga së bashku më vëllain tjetër 22-vjeçar. Hysen Meta 24 vjeç akuzohet se ka shkrepur armën, vajza Hygerta 19 vjeç që ka qenë pjesëmarrëse në organizim dhe në krim, ndërsa djali tjetër 22-vjeçar për fshehjen e kufomës.

pellumb meta hygerta meta

Sondazh

Poll