Aktualitet

Veprimet e dyshimta e nxorën zbuluar, arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Itali, kapet me heroinë dhe kokainë

Shqiptarit iu gjetën 10 kilogramë heroinë dhe 670 gramë kokainë. Agjentët vunë re një burrë i cili kryente verpime të dyshimta.

11 Mars 2024, 10:09 Nga N.F
Veprimet e dyshimta e nxorën zbuluar, arrestohet 39-vjeçari shqiptar
Foto ilustruese

ITALI- Një 39 vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritet italiane pasi u me drogë në Milano. Shqiptarit iu gjetën 10 kilogramë heroinë dhe 670 gramë kokainë. Agjentët vunë re një burrë i cili kryente verpime të dyshimta.

Shqiptari nxirrte shpesh celularin për të kryer ose marrë telefonata të shkurtra përpara se t’i afrohej një fuoristrade. Policia, duke parë nervozizmin e dukshëm të 39-vjeçarit ka kontrolluar menjëherë atë dhe makinën ku gjetën heroinë me një peshë totale rreth 7.7 kg.

Nga kontrolli rezultoi se ai kishte një tufë çelësash, për të cilat burri jepte përgjigje të paqarta. Oficerët verifikuan se njëri nga çelësat hapi derën metalike të një bodrumi, ku u gjetën dhe u sekuestruan lëndë prerëse, katër mbështjellës me 670 gramë kokainë, shtatë mbështjellës me 2.3 kg heroinë, një prerëse, një blender, katër peshore dhe material paketimi.

itali droge arrestim shqiptar

Sondazh

Poll