Aktualitet

U anuluan për shkak të motit të keq, nisen sonte tragetet e linjave Durrës-Bari

Era fryn nga juglindja dhe forca në det të hapur arrin 7 ballë.

11 Mars 2024, 09:51 Nga M.B

 

U anuluan për shkak të motit të keq, nisen sonte tragetet e
Foto ilustruese

DURRËS- Një ditë më parë moti i keq u bë shkak për ndalimin e lundrimit në disa linja. Ditën e sotme njoftohet se situata në det vijon të jetë problematike për lundrimin e anijeve. Era fryn nga juglindja dhe forca në det të hapur arrin 7 ballë. Për këtë arsye tragetet nuk u nisën mbrëmjen e shkuar nga portet e Barit dhe të Durrësit, si edhe linjat dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë.

 

Sipas kapitanerisë së Portit të Durrësit moti do të vazhdojë të jetë i tillë deri pasdite kur do të nisë edhe përmirësimi i tij. Ndërkohë, tragetet do të lundrojnë sonte nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas.

moti i keq tragete durres bari

Sondazh

Poll