Aktualitet

Përplasjet me princ Lekën, reagon Elia Zaharia: Faleminderit që më kuptuat dhimbjen! Ju jam përulësisht mirënjohëse, deri në lot!

Elia Zaharia ka reaguar për herë të parë për mes një postimi në rrjetet sociale ku ka shprehur mirënjohje për mbështetjen dhe kurajon që ka marrë përgjatë këtyre ditëve.

10 Mars 2024, 19:41 Nga N.F
Përplasjet me princ Lekën, reagon Elia Zaharia: Faleminderit që
Elia Zaharia

TIRANË- Pas videos ku shihen përplasjet mes princ Lekës dhe Elia Zaharias ka ardhur edhe reagimi i parë i kësaj të fundit. Elia Zaharia ka reaguar për herë të parë për mes një postimi në rrjetet sociale ku ka shprehur mirënjohje për mbështetjen dhe kurajon që ka marrë përgjatë këtyre ditëve.

Ajo më tej shtoi se këto ditë kanë qenë shqetësuese për të dhe familjen e saj. Ajo ka falenderuar të gjitha ata që iu bashkuan peticionit për fshirjen e videos peticion të cilin e ka cilësuar sensibilizues e në mbështethe të dinjitetit njerëzor.

"Miq dhe dashamirës, Ndjej dhe dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të thellë për mbështetjen dhe kurajon që më keni dhënë përgjatë këtyre ditëve kaq shqetësuese për mua dhe familjen time!

U jam falenderuese të gjithë atyre që u ulën dhe më shkruan fjalë zemre, atyre që kuptuan dhe ndjenë dhimbjen time! Artistë të shquar e të nderuar të vendit tim, nga brezat që na kanë bërë e vazhdojnë të na bëjnë krenarë e që janë një pasuri kombëtare, deri te brezat e rinj të artit e kulturës në vend, u bashkuan në një peticion sensibilizues në mbështetje të një dinjiteti njerëzor! Ju jam përulësisht mirënjohëse, deri në lot!", shkruan Elia Zaharia.

elia zaharia princ leka

Sondazh

Poll