Bota

"Nuk dua të jem paranojak", avokatja zbulon bisedën me Navalny-n disa muaj para vdekjes: Mendoj se ata po përpiqen të më helmojnë

Avokatja e Navalny, Olga Mikhailova tha se kur ajo e vizitoi atë në prill të vitit 2023 i kishte thënë se po përpiqeshin ta helmonin.

10 Mars 2024, 18:07 Nga N.F

 

"Nuk dua të jem paranojak", avokatja zbulon bisedën me
Alexey Navalny

 

RUSI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vdekjen e liderit të opozitës ruse, Alexey Navalny. Mësohet se Navalny para se të ndërronte jetë i kishte rrëfyer avokates së tij se po tentonin ta helmonin. Avokatja e Navalny, Olga Mikhailova tha se kur ajo e vizitoi atë në prill të vitit 2023 i kishte thënë se po përpiqeshin ta helmonin.

 “Dëgjo, nuk dua të jem paranojak, por mendoj se ata po përpiqen të më helmojnë,” i ka thënë Navalny avokates.

Avokatja tha se menjëherë pasi ai i tha këto dyshime ajo e postoi akuzën në "X" dhe bëri disa ankesa zyrtare. Mikhailova tha se ajo dhe pjesa tjetër e ekipit ligjor të Navalny ishin të shqetësuar për shëndetin e tij në paraburgim.

Ajo theksoi se hera e parë që e pa siç duhet atë ballë për ballë pas burgosjes së tij ishte në seancat gjyqësore në vitin 2023 dhe se ishte “tmerruar” nga pamja e tij. Ajo pohoi se gjatë qëndrimit në burg, Navalny nuk ushqehej siç duhet, nuk u lejua të flinte. Për shkak të kushteve të jetesës shëndeti i Navalny u përkeqësua dhe në një moment ai hyri në grevë urie për ankesat se nuk po i jepej trajtim mjekësor.

Kur Shërbimi Federal i Burgjeve të Rusisë njoftoi vdekjen e Navalny u tha se ai u ndje mirë pasi bëri një shëtitje dhe pothuajse menjëherë humbi vetëdijen. Më vonë u pretendua se ai vdiq për shkaqe natyrale. Udhëheqësit perëndimorë, përfshirë presidentin Joe Biden, kanë akuzuar Vladimir Putinin se qëndron pas vdekjes së Navalny.

 

alexey navalny rusi helmim

Sondazh

Poll