Bota

Takimi Gjuriç-Radojiçiç, Hovenier: Qëndrimi i ShBA i qartë, ai është një kriminel që duhet të japë përgjegjësi

Hovenier ka theksuar se janë në dijeni të raportimeve të mediave për takimin e pretenduar.

10 Mars 2024, 18:41 Nga N.F

Takimi Gjuriç-Radojiçiç, Hovenier: Qëndrimi i ShBA i

Jeff Hovenier

KOSOVA- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier ka folur me tone te ashpëra rreth takimit të ambasadorit të Serbisë në SHBA, Marko Gjuriç dhe Milan Radojiçiç i cili është i shpallur në kërkim nga Interpoli në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë. Hovenier ka theksuar se janë në dijeni të raportimeve të mediave për takimin e pretenduar.

“Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për zotin Radoiçiç është i njohur. Radoiçiç është nën sanksionet e qeverisë amerikane për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar transnacional”, ka thënë Hovenier.

“Siç kanë thënë zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane: Serbia duhet të mbajë përgjegjës të përfshirët në sulmin e kryer nga paraushtarakët etnikë serbë në Banjska që rezultoi në vdekjen tragjike të një rreshteri të Policisë së Kosovës” ka shtuar ai.

Hovernier përsëriti qëndrimin amerikan rreth Radoiçiçit, i cili prej kohësh është futur nën sanksione nga thesari amerikan i shtetit.

“Siç kanë thënë zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane: Serbia duhet të mbajë përgjegjës ata të përfshirë në sulmin e kryer nga paraushtarakët etnikë serbë në Banjskë që rezultoi në vdekjen tragjike të një rreshteri të Policisë së Kosovës. Ai ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë përmes avokatëve të tij. Ai është një kriminel që duhet të mbajë përgjegjësi. Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për zotin Radoiçiç është i njohur. Z. Radoicic është nën sanksionet e qeverisë amerikane për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar transnacional”, ka thënë Hovenier

 

kosova jeff hovenier shba

Sondazh

Poll