Aktualitet

VIDEO/ Atentati ndaj 4 shqiptarëve në Itali, publikohen pamjet nga lokali, klientët e tmerruar futen poshtë tavolinave për tu mbrojtur

Nga pamjet e publikuara duket momenti kur regjistrohen të shtënat ndërsa klientët e tmerruar mundohen të mbrohen duke u ulur poshtë tavolinave. Nga të shtënat humbi jetën shqiptari dhe u plagosën tre bashkëkombës të tjerë.

10 Mars 2024, 16:11 Nga N.F
VIDEO/ Atentati ndaj 4 shqiptarëve në Itali, publikohen pamjet nga
Mikea Zaka

ITALI- Pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë së një lokali në Itali tregojnë moëmentin e atentatit ndaj 4 shqiptarë janë publikuar. Nga pamjet e publikuara duket momenti kur regjistrohen të shtënat ndërsa klientët e tmerruar mundohen të mbrohen duke u ulur poshtë tavolinave. Nga të shtënat humbi jetën shqiptari dhe u plagosën tre bashkëkombës të tjerë të tij.

Autor i dyshuar i ngjarjes, Mikea Zaka akuzohet se vrau dje në Frosinone të Italisë 27-vjeçarin Kasmi Kasen. Pista kryesore e hetimit është ajo e kontrollit të territorit mbi trafikun e drogës dhe të prostitucionit, dyshohet se është pista kryesore e përplasjes me armë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Frosinone të Italisë, ku një shqiptar humbi jetën dhe tre u plagosën.

Lidhur me ngjarjen në pranga u vu një 23-vjeçar shqiptar, dëshmia e të cilit ka ngritur një pistë të re hetimi se pse ka ndodhur ngjarja e rëndë. Mikea Zaka thotë se me viktimën, 27-vjeçarin Kasen Kasmin kanë pasur një konflikt për një vajzë, ndërsa thekson se ai është sulmuar ndaj ka qëlluar për vetëmbrojtje. Mediat italiane raportojnë se ka dyshime nga ana e hetuesve në lidhje me këto deklarata të autorit të dyshuar, pasi pista kryesore është ajo e kontrollit të territorit për trafik droge.

 

mikea zaka atentat itali shqiptar

Sondazh

Poll