Aktualitet

Vinin baste sportive në mënyrë të paligjshme nëpërmjet telefonave, arrestohen 2 persona në Tiranë

Të arrestuarit janë 31-vjeçari me iniciale E.S dhe 22-vjeçari me iniciale E.V.

10 Mars 2024, 16:11 Nga E. D
Vinin baste sportive në mënyrë të paligjshme
fotot ilustruese

TIRANË- 2 persona janë arrestuar në Tiranë pasi ushtronin veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive nëpërmjet celularëve.

Të arrestuarit janë 31-vjeçari me iniciale E.S dhe 22-vjeçari me iniciale E.V. Gjithashu gjatë kontrollit janë sekuestruar dhe celularët që përdornin.

Njoftimi i Policisë:

Në kuadër të operacioni policor i koduar “Games”, të bërënga Komisariati i Policisë Nr. 6 të Tiranës, u sekuestruan celularët që përdornin. Të arrestuarit janë shtetasit E. S., 31 vjeç, dhe E. V., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjatë kontrolleve të ushtruara në dy lokale në Unazë të Re, u konstatuan këta shtetas, në celularët e të cilëve, shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

arrestime ne tirane

Sondazh

Poll