Politike

Zbulohen EMRAT, kush janë socialistët që ‘tradhtuan’ Ramën dhe nuk votuan rezolutën kundër Metës

15 Nëntor 2019, 19:35 Nga DOSJA
Zbulohen EMRAT, kush janë socialistët që ‘tradhtuan’

TIRANË- Rezoluta e Parlamentit u votua me 97 vota pro dhe katër abstenime, ndërsa dy nuk kanë votuar. Në momentin e votimit mësohet se janë të paktën 7 deputetë të mazhorancës që nuk kanë marrë pjesë në votimin e rezolutës.

Në listë renditet Tom Doshi, Elona Hoxha, Klodiana Spahiu, Ditmir Bushati. Në listë figuron edhe ministrja Olta Xhaçka, e cila u largua nga seanca.

Seanca u zhvillua sot dhe u thirr dje në mënyrë të jashtëzakonshme. Kjo rezolutë, urdhëron institucionet të mos respektojnë dekretin e presidentit Ilir Meta për të emëruar Marsida Xhaferllarin në Gjykatën Kushtetuese, por vendin t’a mbajë anëtarja e renditur e para nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Arta Vorpsi.

Ngërçi nisi pasi presidenti Meta nxorri një dekret për emërimin e Xhaferllarit, që maxhoranca e quan përtej afateve kushtetuese. Por vetë Meta, ia njeh të drejtën vetes për këtë dekret, duke mos njohur si anëtare Arta Vorpsin. Ndërsa sot në Gjykatën Kushtetuese, janë paraqitur dy gjyqtare për të njejtin vend pune.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta klodiana spihiu ngërçi politik në vend projekt-rezolute per gjk socialistet tradhtojne ramen ton doshi ilir meta klodiana spihiu ngërçi politik në vend projekt-rezolute per gjk socialistet tradhtojne ramen ton doshi

Sondazh

Poll