Politike

Nga paga e plotë për një vit leje lindjeje te 3-fishimi i bonusit për bebet, PL propozon pikat për fuqizimin e familjes

Meta tha se mbështetja e Partisë së Lirisë për gratë dhe vajzat është e fokusuar jo vetëm në rritjen e rolit dhe përfaqësimit të tyre në vendimmarrje, por edhe në fuqizimin e familjes.

10 Mars 2024, 12:10 Nga r.ll
Nga paga e plotë për një vit leje lindjeje te 3-fishimi i bonusit
ilir meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta zhvilloi ditën e djeshme një takim me strukturat e Lëvizjes së Gruas për Integrim. Ndërkohë sot ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale nga takimi.

Meta tha se mbështetja e Partisë së Lirisë për gratë dhe vajzat është e fokusuar jo vetëm në rritjen e rolit dhe përfaqësimit të tyre në vendimmarrje, por edhe në fuqizimin e familjes. Ai ka renditur edhe propozimet e Partisë së Lirisë që do të çojnë në fuqizimin dhe konsolidimin e familjes.

POSTIMI I PLOTË: 

Mbështetja e Partisë së Lirisë për gratë dhe vajzat është e fokusuar jo vetëm në rritjen e rolit dhe përfaqësimit të tyre në vendimmarrje, por edhe në fuqizimin e familjes.

Teksa "Rilindja" po bën gjithçka për të dobësuar dhe shkatërruar familjen, Partia e Lirisë ka propozime konkrete që e fuqizojnë dhe e konsolidojnë familjen.

Propozimet e Partisë së Lirisë janë:

Nënat me 2 dhe më shumë fëmijë të diferencohen në taksimin mbi pagën dhe të ardhurat.

Të jepet paga e plotë, për një vit kalendarik, për lejet e lindjes.

Të mbështeten me kredi, deri në 20,000 euro, me interesa të subvencionuara nga shteti, çiftet e reja.

Të trefishohet bonusi i bebes.

Të krijohet “Shporta e bebes”, me ushqimet bazë dhe artikuj të higjenës, për të cilat të bëhet rimbursimi deri në 10% të TVSH sipas faturave të blerjes.

Të mbështeten me grante deri në 20.000 euro, sipërmarrëset e reja, deri në moshën 25 vjeç, që krijojnë biznese sociale dhe start-up-e.

ilir meta

Sondazh

Poll