Sport

Ancelotti bën avokatin e Vinícius: "Nuk kam takuar një lojtar kaq të persekutuar sa ai”...

Trajneri i Real Madridit mbron lojtarin pas qëndrimit të tij kontrovers në ndeshjen kundër Leipzig

10 Mars 2024, 08:53 Nga DOSJA

Ancelotti bën avokatin e Vinícius: "Nuk kam takuar një

SPANJE - Këtë të shtunë, Carlo Ancelotti mbajti një conference shtypi për ndeshjen kundër Celta Vigos këtë të diel dhe mbrojti Vinícius Jr., pas sjelljes së fundit të lojtarit në Champions League.

"Jam kthyer pak në histori dhe statistika dhe nuk kam gjetur kurrë një lojtar kaq të persekutuar sa ai. Ai është fishkëllyer, fyer... Çfarë duhet të bëjë? Ai shënon gola dhe bën asistime.

Të gjithë duhet të ndryshojnë qëndrimin e tyre në lidhje me Vinícius. Nuk ka vuajtur asnjëherë një lojtar shumë i talentuar nga këto gjëra.

Në Vallecas i dhanë një goditje karateje në kokë dhe nuk kishte karton të verdhë dhe tani kërkojnë karton të kuq për një shtytje në ndeshjen me Leipzig. Kur duhet të bësh një vlerësim për diçka, nuk mund të përdorësh fanelat (si argument)”,- tha Ancelotti.

Për sa i përket dënimit që i është dhënë Bellinghamit, ai do të mungojë për dy ndeshjet e ardhshme në La Liga, trajneri thekson se klubi nuk është dakord me vendimin e marrë. 

"Ne apeluam sepse mendojmë se sanksioni është i ekzagjeruar dhe jo korrekt. Nuk ishte një fyerje, siç shkruhej në procesverbal. Ata vlerësuan qasjen agresive ndaj arbitrit. Bellingham proteston, si gjithë të tjerët. Shumë e bëjnë këtë në një mënyrë më të ekzagjeruar se ai”, tha trajneri italian i Real Madridit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll